Telegrafi

Kupa e Francës: PSG-Strasbourg, formacionet zyrtare

Në 1/18 e finales së Kupës së Francës takohen Paris Saint Germaini dhe Strasbourgi.

Normalisht që në këtë ndeshje favorit është skuadra e Thomas Tuchel, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

PSG: Areola; Dani Alves, Thiago Silva, Kehrer, Bernat; Marquinhos, Draxler; Di María, Neymar, Choupo Moting; Cavani.

Strasbourg: Sels; Aaneba, Ndour, Martínez, Carole; Gonçalves, Zemzemi, Lienard; Grandsir, Mothiba, Da Costa.

Në 1/32 e finales PSG kishte fituar ndaj Pontivy me rezultat 4-0, golat ishin shënuar nga Neymar, Julian Draxler, Kylian Mbappe dhe Sylvain Jule (autogol).

Kundërshtari në fazën tjetër do të mësohet me anë të shortit. /Telegrafi/