Site icon Telegrafi

Kupa e Botës çdo dy vite? Ronaldo tregon hapur mendimin e tij rreth projektit

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Ronaldo Nazario ka shprehur mbështetjen e tij për planin e diskutueshëm të Arsene Wenger për të organizuar turneun çdo dy vjet.

Duke folur në një konferencë për media të FIFA-s, legjenda braziliane vlerësoi propozimet dhe tha se ato do të mirëpriten nga lojtarët më të mirë në botë.

Lexo po ashtu Edhe pse i frikësuar, Ronaldo bën tamponin ndaj COVID-19, Roberto Carlos nuk ndalej së qeshuri

“Është një mundësi e re që vendet e reja të kenë një shans, të luftojnë për kualifikim”, deklaroi 44 -vjeçari. “Çdo dy vjet është e mahnitshme”.

“Dhe sigurisht, nëse pyesni Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon nëse ata do të donin të kishin më shumë mundësi për të fituar Kupën e Botës, unë jam i sigurt se ata do të thoshin po”.

Sugjerimet e Wenger kanë ndarë opinionin në të gjithë botën e futbollit.

Grupi i Ligave Evropiane, 37 anëtarët e të cilit përfshijnë Ligën Premier, Serie A dhe Bundesliga, lëshuan një deklaratë të enjten për të thënë se ata i refuzojnë planet. /Telegrafi/

Exit mobile version