Telegrafi

Kupa Afrikane: Nigeria fiton, Egjipti kualifikohet

Që të dy golat për egjiptianët erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. I pari që shënoi ishte Emad Moteab dy minuta pas pauzës, goditja e të cilit u devijua drejt golit nga Dario Khan. Rezultatin e vulosi Mohamed Nagy Gado nëntë minuta para fundit të takimit.

Egjipti tash ka dy fitore dhe mban kreun e grupit C me gjashtë pikë, duke siguruar tashmë kualifikimin në fazën e ardhshme të Kupës Afrikane të Kombeve.

Një penalti e shënuar në gol nga sulmuesi i Evertonit, Yakubu Ayegbeni, i ka dhënë fitoren minimale (1-0) Nigerisë në takimin për ballë Beninj për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim të fazën e mëtejme të kësaj gare./Telegrafi/