Puna e prodhuesit të iPhone në fushën e realitetit të shtuar ka çuar në shumë raportime gjatë viteve duke pretenduar se një pajisje AR ose syze të zgjuara që përfitojnë nga teknologjia, janë në zhvillim.
Sipas një shënimi për investitorët nga Ming-Chi Kuo, ajo mund të arrijë më shpejt se sa mendojnë njerëzit.
Në këtë shënim, Kuo beson se prodhimi masiv i produktit të Apple mund të fillojë në tremujorin e katërt të vitit 2019, ndonëse sugjerohet që kjo mund të zgjatet deri në tremujorin e dytë të vitit 2020. Nuk dihet kur pajisja do të lansohet, por koha e prodhimit sigurisht sugjeron diku gjatë vitit 2020.
Afati kohor për lansimin e pajisjes, sipas Kuos, është disi optimist dhe afat relativisht i afërt.
Në maj të vitit 2018, Gene Munster i Loup Ventures sugjeroi se Apple nuk do të nxjerrë një pajisje të kokës AR, deri në fund të vitit 2021.
Kuo pretendon se brezi i parë i syzeve të realitetit të shtuar (AR) të Apple do të veprojnë vetëm si një ekran, me një iPhone aty pranë që kryen të gjithë përpunimin e të dhënave, duke siguruar një lidhje të të dhënave dhe shërbime të bazuara në vendndodhje si GPS.
Është e paqartë nëse pajisja do të lidhej nga një kabllo ose do të përdorte Bluetooth, Wi-Fi ose një teknologji tjetër të ngjashme për komunikime me rreze të ngushtë.
Pajisja e përshkruar, me përpunim të shkarkuar në një iPhone të mbajtur veçmas, potencialisht mund të rezultojë në një mjet jashtëzakonisht të lehtë. /Telegrafi/