Apple është duke punuar në një version të ri të iPad mini, me dërgesat masive që pritet të fillojnë në fund të vitit 2023 ose në gjysmën e parë të vitit 2024, sipas informacionit të fundit të ndarë nga analisti i TF International Securities, Ming-Chi Kuo.
Në një seri postimesh në Twitter, Kuo tha se një procesor/çip i ri do të jetë pika kryesore e shitjes së iPad mini të ri, duke sugjeruar që pajisja do të marrë vetëm një ndryshim specifik, transmeton Telegrafi.
iPad mini aktual u lansua në shtator të vitit 2021 dhe përmban një ekran 8.3 inç, çip A15 Bionic, port USB-C, butonin e ndezjes së Touch ID, mbështetje 5G në modelet celulare dhe më shumë, me çmim që fillon nga 499 dollarë në SHBA me 64 GB të hapësirës.
Kuo nuk ndau detaje shtesë për iPad mini të ri, por ai tha se Apple nuk ka gjasa të zëvendësojë iPad mini me një iPad të palosshëm të paktën deri në vitin 2025, pasi ai beson se një iPad i palosshëm do të kishte një çmim dukshëm më të lartë se një iPad mini. /Telegrafi/
(3/3)
Additionally, Apple is currently working on a new version of the iPad mini equipped with a new processor as the main selling point, and the mass shipment is expected to start by the end of 2023 or in 1H24.— 郭明錤 (Ming-Chi Kuo) (@mingchikuo) December 27, 2022