Në filmin tre minuta i cili për disa ditë është parë nga më shumë se 800.000 përdorues të internetit ariu rrotullon shtagën para, pas dhe rreth vetes.
Në një moment sikur në filmat karate ariu hedhë shtagën në ajër, dhe e kapë prapë para se të vazhdojë me stilet tjera.
Eksperti i sjelljeve të kafshëve, Marc Bekoff nga Instituti i Colorados thotë se kjo është një kafshë e dresuar, sepse është e pabesueshme që një ari mund ta bëjë një gjë të tillë spontanisht.
Ai po ashtu tha se ariu ndihej paksa i mëritur dhe për këtë arsye filloi një “ushtrim” të vogël para publikut. /Telegrafi/