Site icon Telegrafi

Kundërsulm i frikshëm portugez – Ronaldo dënon Gjermaninë, shënon në portën e Neuer

Portugalia e ka shfrytëzuar në maksimum një kundërsulm të mirë, duke kaluar në epërsi ndaj Gjermanisë (1-0).

Gjermanët e nisën furishëm takimin rrezikuar disa herë, ku shënuan edhe një gol me Robin Gosens, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Në rastin e parë Portugalia arriti të shënojë dhe atë nga një kundërsulm.

Bernardo Silva mori një top në gjysmë e tij, avancoi me disa prekje, për të harkuar pastaj në zonë te Diogo Jota.

Sulmuesi i Liverpoolit pasoi te Ronaldo që ishte në afërsi të portës për të shënuar për 1-0.

Kampionët e Evropës me këtë gol, e ka nisur mirë ndaj njërit prej kundërshtarëve më të mëdhenj në grup. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=IpjXdcxaWN0&ab_channel=RoNalCr7RoNalCr7

Exit mobile version