Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës publike (MSHIAP) ka reaguar ndaj konferencës së sotme të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) pas publikimit të të dhënave për harxhime të parave për subvencionim të mediave kombëtare për prodhim të programe dokumentare dhe filmike në vend.
Në reagim thuhet se MSHIAP-ja ndihmon prodhimin e filmit vendor dhe filmit dokumentar vendor për shoqëritë radioshpërndarëse tregtare dhe shërbimit publik radioshpërndarës, sipas Nenit 92 të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Ministrisë, bëhet fjalë për kompenzim për mbulimin e e harxhimeve në vlerë prej 50% gjatë prodhimit të programit vendor dokumentar dhe të programit filmik vendor.
MSHIAP-ja thekson se mbështetje të këtillë të prodhimit vendor ndodhë edhe në vendet anëtare të BE-së dhe vende tjera, si Kroacia, Sllovenia, Irlanda, Serbia, Mali i Zi, etj./Telegrafi/