Site icon Telegrafi

Kundërshtohet lirimi me kusht i Hysni Gucatit, Prokurorja thotë se ai mund të përsërisë veprat e njëjta

Avokati i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga Gjykata Speciale lirimin me kusht të klientit të tij, duke ofruar edhe pesë mijë euro, si garanci.

“Kërkoj lirimin me kusht dhe ne ofrojmë garanci 5 mijë euro që ai të jetoj në adresën që i përcaktohet dhe të raportojnë në policinë e EULEX-it”, tha ai.

Sipas avokatit të Gucatit arsyeja e lirimit me kusht, lidhet po ashtu me problemet me të cilat ballafaqohet klienti i tij përfshirë astmën e problemet me lëvizje.

Mirëpo, prokurorja e rastit Valeria Bolici, tha se paraburgimi i tij është i nevojshëm.

Lexo po ashtu Përfundon seanca ndaj Gucatit, brenda 30 ditëve pritet aktakuza

Ajo theksoi se që nga arrestimi kanë ndryshuar rrethanat dhe se i njëjti mund të përsërisë veprat për të cilat akuzohet.

“Paraburgimi i Gucatit mbetet i nevojshëm në këtë fazë duke pasur parasysh se ka rrethana të reja që mund të dalin në dëm të aktakuzës. Ka një element të ri që do të duhej të shqyrtohej prej nesh. Që prej lëshimit të aktakuzës ai është njoftuar për aktakuzat, këtu hyjnë edhe veprat se mund t’i shmanget drejtësisë. Në paraqitjet e tij publike, ai ka thënë se do të publikojë të gjitha materialet që i vijnë në lidhje me punën e Gjykatës. Si rezultatet ekziston rreziku i përsëritjes së këtyre veprave”, tha ajo.

“Kjo përsëritje është arrestuar vetëm përmes arrestimit Zyra e Specializuar njofton se nëse Gucati lirohet do të përsërisë këto vepra. Kushtet që janë parashtruar nga mbrojtësi janë të pabindshme që Gucati të lirohet me kusht”, u shpreh ajo, njofton Telegrafi.

Exit mobile version