Telegrafi

Kundërshtohen planet komunale për ndërtimin e banesave kolektive në komunën Aerodrom

Iniciativa qytetare ”Duam Aerodromi të merr frymë” ka reaguar ndaj planeve të komunës Aerodrom për ndërtimin e një numri banesash kolektive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në emër të iniciativës ka folur Iskra Manojloska, e cila tha se nuk do të lejojnë që të betonizohet komuna, përmes planeve të përgatitura pas shpine, pra fshehtas.

Iniciativa kërkon që komuna të jetë transparente dhe këshillëtarët të jenë të përgjegjshëm në punën që bëjnë, duke theksuar se me ndërtimet e reja do të vështirësohet jeta në këtë lagje dhe se duhet që të rruhet gjelbërimi ekzistues dhe të zgjerohet edhe më shumë, por jo të shkatërrohet./Telegrafi/