Site icon Telegrafi

Kundërshtohen koncesionet për kërkime gjeologjike për xeherore në Gjevgjeli dhe Kavadar

Shoqatat ekologjike jane shprehur edhe një herë kundër koncesionimit për kërkime gjeologjike mbi burimet e lumit Matushnicë në malin e Kozhufit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reagimi vjen pas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë për komunat e Gjevgjelisë dhe Kavadarit për mendim për dhënie të koncesioneve të reja.

Komuna e Kavadarit ka pranuar një kërkesë për referendum për këtë çështje, por ende nuk është marrë një vendim nga ana e Këshillit komunal. Në këtë komunë tashmë ka dy koncesione për xeheroret Allshar dhe Dudica./Telegrafi/

Exit mobile version