Site icon Telegrafi

Kundërshtimin e opozitës Ismaili e quan, pak inat me Thaçin, shumë me PDK-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kërkuar unitet të brendshëm, për të ecur drejt një strategjie të dakordësuar, për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ismaili ka thënë se Kosova nuk duhet të shqetësohet nëse me veprimet që ndërmerren mund të shkaktohet domino efektpor të punojë shumë për ta hequr këtë barrë nga gjeneratat e reja.

“Ne duhet të kemi rol aktiv në rregullimin e brendshëm, por edhe vizavijë zhvillimeve ndërkombëtare. Çështja e Kosovës ësthë që ne duam të kemi vulë ndërkombëtare, pra të jemi me ulëse në OKB. Për shkak të politikës aktive që kemi pasur, ne kemi arritur që ta shyjmë cështjen e Kosovës. Ne e kemi krijuar njëlloj spirance cështjen e Kosovës në këmbët e Serbisë. Nuk mund të hyjmë në analiza të thella dhe të mendojmë mos po krijojmë domino efekt“, tha Ismaili, në Zona B të Klan Kosovës.

“Prandaj Partia Demokratike e Kosovës e ka të qartë që duhet hequr kjo barrë nga gjeneratat e reja. Nuk është dashuri, por është guxim të hyhet në bisedime me një lider si Aleksandar Vuçiq, i cili gati e ka shuar demokracinë në Serbi”.

“Një ndër format për ta krijuar strategjinë e përbashkët është Ekipi i Unitetit. Kemi dhënë mundësi si qeveri që ta kemi një grup të tillë, të cilin e udhëheq kryetar i NISMA. Pra kemi krijuar në Ekip Uniteti neutral. Nëse nuk merret pjesë në Ekip Uniteti, mendoj që po e thellojmë polarizimin. Ka nevojë për konsensus kombëtar. Nuk mund të krijohet strategjia duke e këqyrë seri njëri-tjetrin“.

“Kam folur për rrezikun e Asociacionit. Kam thënë që LDK-ja e ka një peshë pak më të lartë. Ne kemi një nënshkrim të kryetarit të LDK-së, që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Unë mendoj që rreziku i Asociacionit është i gjallë. Por ai nuk duhet të na bëjë që LDK-ja të largohet edhe më shumë nga procesi. Prandaj po ftoj më shumë që të bëhemi bashkë dhe ta kemi të qartë si do t’i kundërvihemi Serbisë”.

“Në këtë kundërshtim, ka pak personale me presidentin, shumë me Partinë Demokratike të Kosovës”.

Ismaili më tutje ka nënvizuar që marrëveshjen anti-kushtetuese për Asociacionin e ka nënshkruar ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Në dokumentin e parë të nënshkruar nga Hashim Thaçi nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Në dokumentin e nënshkruar nga Isa Mustafa ka mbi 20 shkelje kushtetuese. Në atë kohë kryeministri Isa Mustafa ka nënshkruar një marrrëveshje që është hedhur poshtë. Mua nuk më vjen mirë që ai e ka nënshkruar atë dokument. Por po tregoj që ekziston një problem që ka ndodhur gjatë qeverisjes të kryeministrit Mustafa”.

“Në kushtetutë Serbia e ka të prëcaktuar kufirin, ku edhe Kosova është pjesë e saj. Por neve nuk na intereson ajo gjë. Ne duhet të kërkojmë që të vendosen kufijtë”, tha Ismaili.

Exit mobile version