Site icon Telegrafi

Kundërshtarja e Lukashenkos i dorëzon ultimatumin në rast se ky i fundit nuk jep dorëheqje

Dhjetëra mijëra protestues në Bjellorusi vërshuan rrugët e kryeqytetit të dielën, më shumë se dy muaj pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale ku doli sërish fitues Aleksandër Lukashenko.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kundërshtarja e Lukashenkos, Sviatlana Tsikhanouskaya, mori vetëm 10 për qind të votave si dhe refuzoi këtë rezultat duke thënë se ishte i manipuluar.

Opozitarja e cila aktualisht jeton në Lituani pasi u largua nga frika për sigurinë e saj, bëri thirrje për grevë mbarëkombëtare të hënën në rast se Lukashenko nuk e dorëzon dorëheqjen.

“Ky është ultimatumi i popullit”, vlerësohet të jetë shprehur Tsikhanouskaya.

“Nëse kërkesat nuk plotësohen, bjellorusët do të fillojnë grevën kombëtare”, theksoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version