Site icon Telegrafi

Kundërshtarit të Putinit, Alexei Navalny nuk i ulet dënimi prej 19 vjet burg

Kundërshtari i Vladimir Putinit dhe lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny (47) humbi sot në procedurën e apelit që ai filloi për shkak të shqiptimit të një dënimi të ri të shkallës së parë prej 19 vjet burg.

Ky dënim iu shtua dënimit të tij të mëparshëm muajin e kaluar, konfirmoi sot një gjykatës në Moskë.

Dënimi i fundit u dha më 4 gusht pasi Navalny u shpall fajtor për gjashtë akuza në lidhje me aktivitetet e dyshuara ekstremiste, të cilat ai i ka mohuar.

Një gjykatës i Moskës e hodhi poshtë apelin pasi dëgjoi Navalny përmes video-lidhjes, raporton skynews.

Përveç dënimit, e gjithë procedura ishte e mbyllur për publikun, pavarësisht protestave të Navalny dhe ekipit ligjor.

Navalny ishte dënuar më parë me 11 vjet e gjysmë burg për mashtrim dhe akuza të tjera, të cilat ai po i vuan tashmë në Melekhovo, rreth 235 km në lindje të Moskës.

Ai gjithashtu më parë i hodhi poshtë këto akuza si të motivuara politikisht dhe të dizajnuara për ta heshtur atë për kritikimin e Presidentit Vladimir Putin. /Telegrafi/

Exit mobile version