Telegrafi

Kundërshtari i parë i Mike Tyson do të jetë Roy Jones Jr – mësohet data e meçit

Mike Tyson do të rikthehet zyrtarisht në boks, ku do të përballet me legjendën tjetër Roy Jones Jr.

Legjenda 54-vjeçare ishte tërhequr nga boksi në vitin 2005, pasi humbi n dy ndeshje radhazi nga Danny Williams dhe Kevin McBride.

Por Tyson më parë kishte konfirmuar planet e tij për t’u rikthyer në sport si pjesë e një seri luftimesh, ku u përmend edhe një meç me legjendën e boksit Evander Holyfield si kundërshtar i mundshëm.

 

Sidoqoftë, sipas gazetarit të Yahoo Sport, Kevin Iole, Jones do të përballet me Tysonin në një meç prej tetë raundesh.

Sipas Iole, meçi midis Tyson dhe Jones do të zhvillohet në Kaliforni. /Telegrafi/