Konyaspor ka arritur të kaloj në raundin e 1/16 së finales në Kupën e Turqisë, pas fitores 3-1 ndaj Vanspor FK.
Vetëm Endri Çekiçi luajti nga futbollistët shqiptarë, pasi Sokol Cikalleshi ishte në bankë dhe Zymer Bytyqi kishte pushuar për këtë takim.
Megjithatë në 10 minutat e fundit të pjesës së parë kanë qenë shumë aktive dhe që janë bërë virale në rrjetet sociale.
Mesfushori i ri i Konyasporit, Ogulcan Ulgun e la topin të shkonte në sulm, pasi pati një zgjatje dhe futbollistët e Vanspor ndaluan lojën në shenj ‘fair-play’.
Por ishte boshnjaku Rahmanovic që nuk e bëri një gjë të tillë dhe vazhdoi sulmin duke shënuar falë ndihmës së mbrojtësit mysafir Gok që devijoi topin për ta quar në rrjetë.
Goli i Konyaspor bëri jashtëzakonisht me nerva futbollistët mysafirë të cilët shpërthyen në portesta për arsyen se ndaluan lojën për ‘fair-play’ dhe pranuan golin.
Por trajneri i Konyasporit, Ilhan Palut iu tha lojtarëve të tij se duhet ta lejojnë ekipin mysafirë të shënojë gol për ‘fair-play’.
Kjo gjë ndodhi dhe futbollistët mysafirë realizuan nëpërmjet Kucukkoylu Hamza për 1-1. Kaq ka mjaftuar që këto momente nga sfida Konya-Vanspor të bëhen virale në rrjetet sociale.
Megjithatë edhe tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit duartrokitën veprimin e futbollistëve mysafirë për ‘Fair-Play’, por edhe vendimin e trajnerit të Konyas që detyroi futbollistët e tij të lejojnë gol për Vansporin. /Telegrafi/
👏Santradan sonra Konyasporlu oyuncular centilmence topu bıraktı, Hamza'da skoru 1-1 yaptı.
İ.H Konyaspor 1⃣-1⃣ S. Vanspor
Hamza Küçükköylü ⚽ pic.twitter.com/k7lQ46l2Dk— A Spor (@aspor) December 2, 2021