Site icon Telegrafi

Kundërshtari e shtyn, Rashica përplaset me reklamat e stadiumit (Video)

Milot Rashica ka arritur të shkojë në gjysmëfinale të Kupës së Holandës, me skuadrën e tij Vitesse.

Vitesse mposhti me rezultat të pastër 2-0 Feyenordin duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndërkohë një rast interesant ishte në minutën e 70-të të ndeshjes, shkruan Telegrafi.

Gjatë një kundërsulmi të shpejtë, Rashica e kaloi mbrojtësin kundërshtar Kongolo i cili në pamundësi ta ndalte e shtyu atë në reklamat e stadiumit.

Ky rast ka ngjallur reagimin e tifozëve vendas që kërkuan ndëshkimin e Kongolos por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gjithsesi e mira ishte se Rashica shpëtoi mirë pa u lënduar gjatë këtij aksioni. /Telegrafi/

De verdwijntruc ? #vitfey

A video posted by FOX Sports (@foxsportsnl) on

Exit mobile version