Site icon Telegrafi

Kundërshtarët e verdhë të Real Madridit (Foto)

Tre herë brenda javës, Real Madridi do të përballet më kundërshtarë që kanë fanella të verdha si Villarreali, Las Palmasi dhe Borussia Dortmundi.

Dy të parët do të jenë në rrugën e Los Blancos në La Liga, ndërsa gjermanët do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Villarreal

Skuadra më e fortë deri më tani në këtë start të frikshëm të Madrid në këtë kampionat. Në sezonin e shkuar Villarreal e mposhti Rafa Benitezin në El Madrigal.

Villarreal’s Brazilian forward Alexandre Rodrigues “Pato” celebrates a goal during the UEFA Champions League first leg play off football match Villarreal CF vs AS Monaco FC at El Madrigal stadium in Vila-real on August 17, 2016. / AFP PHOTO / JOSE JORDAN

Las Palmas

‘Kanarinat e ishullit’ kanë shënuar tri fitore nga katër ndeshje dhe pritet të jenë kundërshtarë i vështirë i mbretërve. Ata gjenden në vendin tretë para Atletico Madridit.

Dortmund

Gjermanët kanë qenë një ‘dele e zezë’ për Real Madrid në vitet e fundit.
Ata i mposhtën një herë në vitin 2013 me rezultat të thellë 4-1. Reali u desh të pres për La Deciman edhe një vit. /Telegrafi/

Exit mobile version