Telegrafi

Kundërshtarët e Realit në Ligën e Kampionëve i ofrojnë kontratë legjendës Raul Gonzalez

Union Berlini pa dyshim që ka qenë befasia më e këndshme në edicionin e kaluar në elitën e futbolli gjerman Bundesliga.

Klubi kryeqytetas sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e katërt në tabelë duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Kampionëve, ku këtë edicion është së bashku në një grup me Real Madridin, Napolin e Bragën.

Megjithatë ky fillim sezoni ka qenë zhgënjyes për Union Berlinin, që nuk ka arritur fare pritshmëritë përkundër se bën edhe transferime të mëdha.

Lexo po ashtu Raul refuzon të bëhet trajneri i gjigantit evropian

Në 12 ndeshje në Bundesliga, Union Berlini ka marrë vetëm dy fitore, një barazim e nëntë disfata duke rrezikuar të mos dalë vitin tjetër në arenën evropiane.

E trajneri që pritet t’i japë fund ecurisë negative të Union Berlinit duket se është legjenda spanjolle e Real Madridit, Raul Gonzalez.

Union Berlin

Ish-sulmuesi spanjoll aktualisht është në krye të Real Madrid Castilla, derisa Bild ka raportuar se Union Berlini po mundohet ta bind legjendën spanjolle ta marrë drejtimin e klubit.

Palët janë në negociata të avancuara dhe kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Raul Gonzalez te Union Berlini. /Telegrafi/