Kundërshtari i Anthony Joshuas, Oleksandr Usyk është zotuar se Ukraina do të eliminojë Anglinë nga Euro 2020.
Boksieri ukrainas, i cili tashmë ka mundur britanikët si, Tony Bellew dhe Derek Chisora, do të takohet me kampionin që mbanë katër titujt më 25 shtator.
Por, nuk është përplasja e vetme në të cilën tifozët anglez dhe ukrainas të sportit do të kenë një interes të përbashkët, me dy ekipet kombëtare të futbollit që përplasen në çerekfinalet e Euro 2020 sot (e shtune) nga ora 21:00.
Dhe Usyk, i cili takohet me Joshuan si zëvendësim për Tyson Furyn, po mbështet vendin e tij për të arritur një fitore të befasishme kundër Tre Luanëve.
Në një intervistë për The Sun, boksieri tha: “Na vjen keq Angli, Ukraina do të të mundë. Ukraina do të jetë kampione!”.
Skuadrat do të takohen në Stadio Olimpico të Romës, për një vend në gjysmëfinalet e Euro 2020 kundër Danimarkës ose Republikës Çeke që po ashtu luajnë sot, por nga ora 18:00. /Telegrafi/