Telegrafi

Kundërpërgjigjet Reali

Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave nga një gjuajtje e lirë (28’), ndërsa Gonzalo Higuain dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë (52’), argjentinasi Higuain shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Realin.

Një autogol i Raul Albiol (58’), ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 3-1, mirëpo Higuain shënoi golin e katërt për Realin (65’), për të kompletuar het-trikun e tij, dhe njëherit për t’iu kundërpërgjigjur edhe Leo Messit, me të cilin garon për golashënuesin më të mirë të Kampionatit spanjoll. /Telegrafi/