Pas Komisionit Evropian kanë reaguar edhe SHBA-të lidhur me fjalorin negativ dhe kërkesat e mbështetësve të OBRM-PDUKM-së që SHBA-të të heqin dorë nga KSHZ dhe nga vendimmarrja për Maqedoninë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Jemi thellë të shqetësuar për tensionet politike në Maqedoni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor. Liderë të caktuar të partive politike në Maqedoni ju japin leje qytetarëve që të bëjnë presion dhe të sulmojnë institucionet. Ju bëjmë thirrje liderëve që mos bëjnë sulme dhe të respektojnë frymën demokratike dhe procesin që duhet të jetë i gjithi demokratik. Presim nga partitë që të lejojnë formimin e një qeverie stabile ku sundon ligji dhe përgjegjësia.” tha mes tjerash John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në Washington./Telegrafi/