Problemi i ujërave të zeza mbetet shqetësues në shumë lokalitete anë e mbanë Kosovës.
Me afrimin e ditëve të nxehta, problemi përkeqësohet edhe më shumë pasi mund të paraqiten edhe epidemi të ndryshme.
Një qytetar ka raportuar në ndreqe.com për bllokimin e gypit të ujërave të zeza në fshatin Greme të Ferizajt, derisa era e keqe që kundërmon dëgjohet në shtëpitë përreth.
Ai thotë se pavarësisht raportimit të problemit në Komunën e Ferizajt, ende nuk është marrë asnjë veprim madje sipas tij as nuk është inspektuar gjendja nga zyrtarët përgjegjës.
Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7307.
ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë./Telegrafi/