Site icon Telegrafi

Kundërligjshëm AKP-ja legalizon më shumë se 400 uzurpatorë

Një listë me 170 uzurpatorë të pronave shoqërore është publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

170 asete të ndërmarrjeve shoqërore, sipas AKP-së, vazhdojnë të shfrytëzohen nga personat pa kontrata me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila me ligj është kompetente të menaxhojë ndërmarrjet shoqërore, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo listë është tkurrur në dy vjetët e fundit, pasi AKP-ja ka nënshkruar mbi 400 kontrata të qiradhënies, duke i legalizuar uzurpatorët e pronave shoqërore.

AKP-ja ka refuzuar t’i lejojë “Kohës Ditore” qasje në kontratat e nënshkruara në gusht të vitit 2015, ashtu siç ka refuzuar të tregojë me kënd kanë nënshkruar kontrata dhe çmimin e qiradhënies.

Gazeta ka raportuar se kontratat për qiradhënie janë nënshkruar në mënyrë të kundërligjshme për disa arsye. AKP-ja ka lidhur marrëveshje me uzurpatorët e pronave shoqërore, që është në kundërshtim me praktikën e AKP-së, e cila nuk lejon uzurpatorët që të konkurrojnë nëpër tenderët e privatizimit. /Telegrafi/

Exit mobile version