Telegrafi

Kundër radikalëve të lira

Në fakt, rrezet UV dhe ozoni shkaktojnë krijimin e radikalëve të lirë, të cilat pakthyeshëm i dëmtojnë strukturat qelizore. Krejt kjo vërehet në fytyrë, që reflekton pamje të lodhshme me ngjyrë të përhitur.

Prandaj, me qëllim të pengimit të këtyre radikalëve, duhet përdorur vitamina A (retinoli), Vitamina C dhe E, koenzima Q10, si dhe ekstraktet bimore. Këto materie me ndikim antioksidues kapin dhe neutralizojnë radikalët e lirë, duke penguar procese e dëmshme të oksidimit, ndërsa rezultat i fundit ësh ë – përtëritja e strukturës qelizore, prodhimi më i mirë i kolagjenit, depërtimi më i mirë i oksigjenit në qeliza.

Efekti i këtyre përbërësve në lëkurë shihet me freskimin e ngjyrës dhe me shtrirjen e rrudhave.

Nëse dëshironi të ruani freskinë rinore të lëkurës, këshillohuni me profesionistët për kultivimin ‘anti-rrudhë’, të cilët do t’ju rekomandojnë të përdorni rregullisht preparate të përshtatshme, të cilat i neutralizojnë radikalët e lirë dhe pengojnë dëmtimet me rrezet UV. /Telegrafi/