VMRO-DPMNE ka angazhuar njerëz për të organizuar kundër-protesta para selisë së LSDM-së sonte në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.
Simpatizuesit e VMRO-DPMNE janë nisur nga qytete të ndryshme të Maqedoisë për të mbërritur para selisë së LSDM-së. Deri tani ka disa qindra kontra-protestues.
Përndryshe, para qeverisë qytetar dhe mbështetës të opozitës protestojnë kundër vendimit të Ivanov për të firmosur faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg./Telegrafi/