Telegrafi

Kundër kancerit në tru me ndihmën e akrepit?

Helmi i akrepit është neurotoksik dhe te shumica e llojeve nuk është vdekjeprurës për njerëz. Mirëpo, helmi i disa llojeve mund të rrezikojë jetën e njeriut.

Kërkuesit e Seattle-it kanë zhvilluar teknologji të reja, që thonë se mund të përdoret helmi i akrepit për të ndihmuar mjekët që të gjejnë dhe të heqin qelizat kancerogjene në tru. Teknologjia quhet "tumor paint," u zhvillua nga dr. Jim Olson, një specialist i tumoreve të trurit në Spitalin e Fëmijëve të Seattle-it dhe profesor në ‘Fred Hutchinson Cancer Research Center’ në Seattle.

"Akrepat kanë qenë që prej miliona vjetësh dhe janë përdorur për të prodhuar ilaçe, që hyjnë në tru dhe paralizojnë viktimën", tha Olson gjatë një leksioni në konventën ‘PopTech’ muajin e shkuar.

"Tumor paint" krijohet duke përdorur një proteinë të shpërndarë nga helmi i akrepit të Izraelit. Proteina e re e inxhinierizuar, e cila lidhet me qelizat e kancerit, lidhet më vonë me një molusk fosforeshent, që "nxjerr dritë" dhe është përdorur për dekada nga mjekët te njerëzit. "Helmi i akrepit i gjen qelizat e kancerit dhe e tërheq dritën në to, duke i bërë të ndriçojnë më shumë", tha Olson në konventë. /Telegrafi/