Telegrafi

Kundër bashkimit me Kosovën, 25 për qind e shqiptarëve

Ky është rezultati i sondazhit të organizuar nga fondacioni “Kult”, ku janë pyetur 1 200 persona, transmeton Shekulli online.

Një sondazh i tillë vjen kur partitë politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare kanë intensifikuar retorikën nacionaliste.

Aleanca Kuqezi është një nga forcat politike e cila ka nisur edhe mbledhjen e firmave për organizimin e një referendumi në Shqipëri për bashkimin me Kosovën. Kurse kjo e fundit e ka të ndaluar me Kushtetutë bashkimin me një shtet tjetër. /Telegrafi/