Site icon Telegrafi

Kumucakos: Qeveria greke nuk ka pozicion unik për çështjen e emrit

Deputeti i partisë opozitare greke Demokracia e Re i obliguar për politikë të jashtme, Jorgos Kumucakos, sërish e sulmoi qeverinë greke për atë se nuk ka pozicion të përbashkët dhe të vetëm për çështjen për emrin.

Kumucakos në një intervistë për agjencinë shtetërore “APE-MPE” deklaroi se, për dallim nga partnerët qeveritar, partia e tij ka qëndrim të qartë për emrin, ai nga Bukureshti nga viti 2008.

“Çështja kyçe është se çfarë pozicioni do të marrë qeveria, e cila mban edhe “përgjegjësi. Qeveria aktuale në Greqi është ndarë në tre pjesë për këtë “çështje të rëndësishme”. Nga njëra anë janë ministri i Financave Cakalotos, ministri i Arsimir Gavroglu, këshilltari i kryeministrit Karanikas, ish-ministrja Hristodulopulu, me qëndrim tjetër është shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, ndërsa krejt të tretë ka ministri i Mbrojtjes dhe partner i Koalcionit Panos Kamenos, i cili nuk e fsheh pozitën e tij se është kundër termit Maqedoni të jetë i përfshirë në emrin në vendin fqinj”, sqaron Kumucakos.

Ai e potencoi nevojën që Qeveria greke të ndërtojë pozitë të vetme, e cila do ta mbështesë tërë shumicën qeveritare.

“Vendi nuk mund të negociojë me synime të paqarta”, potencoi Kumucakos.

Në periudhën e fundit, Kumucakos, në mënyrë gjithnjë e më të zëshme dhe më intensifikuese ka komentuar se Greqia nuk mund të hyjë në negociata me ministër të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes me pozicione diametralisht të kundërta në kontestin me emrin./Telegrafi/

Exit mobile version