Hipokrizia nga BE është se së pari e shtyu Greqinë drejtë marrëveshjes së dëmshme të Prespës, ndërsa tani të thotë nuk shkojmë përpara me procesin integrues, the përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë Demokraci e Re, Girogos Koumoutsakos.
Siç përcjell AIM nga Athina, Koumoutsakos për televizionin grek “ERT” tha se ekzistojnë vende që reagojnë dhe nuk dëshirojnë që Shkupi ti fillon bisedimet për anëtarësim.
“Këtu ekziston hipokrizia, sepse Bashkimi Evropian e cila i bënte presion Greqisë që të arrihet ky kompromis, i dëmshëm sipas Demokracisë së Re dhe shumicës së popullit grek, aq shumë bënin presion që ecin punët sa më shpejtë, dhe ja u arrit, tani thonë nuk shkojmë përpara me procesin e eurointegrimeve dhe kjo është një çështje që edhe njëherë cenon besueshmërinë e BE-së. Unë jam kundër asaj që të rrisim pritshmërit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pastaj të paraqitet pakënaqësi, sepse kjo dërgon në rritjen e ri të nacionalizmit dhe atë gabim”, sqaroi Koumoutsakos.
Në pyetjen se a do të respekton Demokracia e Re marrëveshjen e Prespës, Koumoutsakos tha se vendimet e qeverisë së më hershme e obligojnë vendin dhe sqaroi se për Greqinë si dhe në lidhjet me Turqinë, më e rëndësishme është respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare./Telegrafi/