Telegrafi

Kumbullat e thara dhe dardhët përmirësojnë tretjen

Kumbulla e tharë është burim i shkëlqyer i karotinës beta, antioksidues i dobishëm, që mbron nga arteroskleroza, sëmundja e zemrës, kanceri i zorrës së trashë, astma dhe artriti. Kjo pemë e tharë përmban edhe sasi më të madhe të kaliumit si dhe vitaminë K.

Dardha, edhe pse është e lëngshme dhe e ëmbël, përmban rreth 100 kcal, ndërsa është shumë e pasur me fruktozë, glukozë dhe me levulozë – me sheqerin më të ëmbël natyror, prandaj është burim i jashtëzakonshëm energjie. Po kështu është e pasur me vitaminën B, e cila luan rol të rëndësishëm në mbrojtje të organizmit nga pasojat e stresit.
Dardha e freskët përmban mjaft fijeza, që ndihmojnë në masë të madhe zbrazjen e rregullt të zorrëve. /Telegrafi/