Marash Kumbulla është zbulimi i sezonit në Serie A.
Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer te Verona në partneritet me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.
Kumbulla përveç paraqitjeve fantastike ka shënuar edhe një gol këtë edicion në Serie A.
E falë paraqitjeve të mira, reprezentuesi i Shqipërisë ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha italiane.
Fiorentina dhe Napoli janë dy ekipet e mëdha që janë në ndjekje të shqiptarit.
Mediat italiane kanë raportuar se dy klubet mund të tentojnë transferimin e tij në janar.
19-vjeçari mund të largohet nga Verona nëse vije një ofertë mbi 10 milionë euro. /Telegrafi/