Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Lecces me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës së Italisë.
Lecce e nisi më mirë ndeshje duke shënuar e para.
Ishte Arturo Calabresi që shënoi për 1-0 në minutën e 14-të.
Roma barazoi shifrat në 1-1 me golin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.
Che stacco #Kumbulla!!#ASRoma #RomaLecce #Romanews https://t.co/G5xvt7IaSd
— Romanews EU (@romanewseu) January 20, 2022
Ai kërceu më së larti në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi në minutën e 40-të.
Golat e fitores skuadra e Jose Mourinhos i shënoi në pjesën e dytë.
Tammy Abraham shënoi super gol nga distanca për 2-1.
Tammy Abraham. Number 9. pic.twitter.com/yLcyh1Wmu6
— Rhys (@rhystakes) January 20, 2022
Ndeshjen e mbylli Eldor Shomurodov në minutën e 81-të kur shënoi për 3-1.
Roma me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohet me Interin. /Telegrafi/