Site icon Telegrafi

Kumbulla refuzon Napolin, në Angli të lumtur me vendimin e tij

Marash Kumbulla është një nga mbrojtësit e ri më të pëlqyer për momentin, ku për të janë interesuar shumë klube të rëndësishme në Itali dhe jashtë saj.

Përveç Interit dhe Juventusit, Napoli ishte skuadra tjetër italiane që kërkonte ta blinte Marash Kumbullën, pasi ka blerë tashmë Amir Rrahmanin nga Verona.

Por, mesa duket napoletanët kanë hequr dorë “xhevahiri” i Veronës, sipas “Toffee TV”, medium pranë Evertonit.

Sipas tyre mbrojtësi shqiptar është në listën e dëshirave të Evertonit.

“Kumbulla ka refuzuar të firmosë me Napolin, duke i dhënë shpresë në këtë mënyrë klubeve të tjera të interesuara për të. Evertoni është i interesuar për të,” shkruan “Toffee TV” në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version