Site icon Telegrafi

Kumbaro për tragjedinë e Himarës: Drejtësia të bëjë punën e saj

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro reagoi sot për ngjarjen e rëndë në bregdetin e Himarës, ku një 7-vjeçare humbi jetën e goditur nga një mjet lundrues.

“Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Kumbaro shkroi se nuk ka fjalë ngushëlluese për prindërit dhe familjarët e vogëlushes, ndërsa i bën thirrje drejtësisë që të bëj punën e saj pa asnjë kompromis dhe të jap dënimin maksimal për autorin.

Lexo po ashtu “Na humbi fëmija..”, familja Avdia hap dyert e mortit

“Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë! Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe”, shkruan Kumbaro.

Exit mobile version