Në rajonin e SPB Kumanovë vitin e kaluar janë regjistruar 1189 vepra penale, që është më pak për 4.6 për qind në krahasim me vitin 2016, në të cilin ndodhën 1246 vepra penale.
Nga Policia e Kumanovës thonë se kanë arritur të realizojnë me sukses 58.3 për qind nga numri i përgjithshëm i veprave penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më shumë vepra ka pasur në fushën e krimit klasik gjegjësisht 1096 vepra, 681 vepra janë regjistruar në krimin pronësor (193 vjedhje, 392 vjedhje të rënda, 10 plaçkitje, 4 plaçkitje në tentim).
Ndryshe, në fushën e komunikacionit rrugor vitin e kaluar kanë ndodhur gjithsej 498 aksidente, që është rritje për 12.7 për qind në lidhje me vitin 2016. Në dy aksidente, dy persona kanë humbur jetën./Telegrafi/