Në Kumanovë do të formohet edhe një ndërmarrje publike “Plani i Kumanovës”, pasi kështu vendosën këshilltarët e komunës në seancën e sotme.
Kryetari i Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska, informoi se ndërmarrja do të formohet me iniciativë të kryetarit të komunës, Maksim Dimitrievski dhe do të merret me planifikim, projektim dhe përpunim të hapësirave dhe planeve urbanistike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për nevojat e ndërmarrjes është sjellur vendim që të ndahen mjete prej 5.5 milionë denarëve, të cilat deri tani janë përdorur në departamentin e urbanizmit për të njëjtin qëllim”, tha Murgashanska.
Në seancën e sotme këshilltari i partisë Lidhja e Romve, Srxhan Rushiti, i cili deri tani ka qenë pjesë e koalicionit të OBRM-PDUKM-së, informoi se do të kalojë në koalicionin e LSDM-së, pasi është sjellur vendim në kryesinë e partisë./Telegrafi/