Dymbëdhjetë emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani u zbuluan të enjten mbrëma në një kamion në autostradën Kumanovë-Tabanoc dhe u ndaluan menjëherë nga policia.
Sipas Ministrisë së Brendshme, më 14 nëntor në 21:20 në autostradën Kumanovë-Tabanoc, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Kosturnik” është vërejtur një kamion, pa targa regjistrimi.
Pas aksionit të ndërmarrë nga policia nga stacioni i policisë Sopot, automjeti ishte kapur, ndërsa 12 emigrantët u arrestuan, shtatë nga Afganistani dhe pesë nga Pakistani.
Personat e arrestuar janë dërguar në SPB Kumanovë për procedim të mëtejshëm./Telegrafi/