Qendra për shëndet publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar shtatë raste të reja me Covid-19, kumtuan sot autoritetet kompetente nga ky institucion shëndetësor publik. Prej tyre, pesë janë nga Kumanova, ndërsa dy persona janë nga fshatrat e Likovës. Janë regjistruar edhe shtatë pacientë të shëruar.
“Ka edhe gupe të reja, ndërsa ka edhe të sëmurë, të cilët kanë pasur kontakte me raste të konfirmuara”, deklaroi drejtori i Qendrës për shëndet publik në Kumanovë, Arif Latifi.
Janë bërë 61 testime, prej të cilave 22 përmes “Termini Im”, ndërsa të tjerët 39 janë pas indikacioneve epidemiologjike./Telegrafi/