Në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë javën e kaluar janë regjistruar 39 raste të të sëmurëve me grip, njoftojnë sot zyrtarët nga institucionet shëndetësore publike.
Tre prej tyre kërkuan ndihmë nga mjekët në njësinë infektive në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, por asnjëri prej tyre nuk u shtrua në spital.
Që nga fillimi i sezonit, më 1 tetor 2018 deri në javën e kaluar, janë regjistruar 202 persona me simptoma të gripit dhe simptoma të ngjashme, që është rritje prej rreth 11 për qind në krahasim me sezonin e kaluar.
“Rreth 64 për qind e të sëmurëve janë të moshës nga 15 deri në 64 vjeç, çka pason me fëmijët nga mosha pesë deri në 14 vjeç”, tha Jadranka Stamenkovska, një epidemiologe nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë.
Vaksinat kundër gripit kanë marrë 2.400 persona. Epidemiologët presin që, si në stinët e mëparshëm, të rritet numri i rasteve të të prekurve me grip në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit./Telegrafi/