Telegrafi

Kumanovë, rriten denoncimet për dëmtime të qëllimshme të makinave

Pa mbushur tre muaj, kumanovarët në Sektorin për Punë të Brendshme kanë lajmëruar 20 raste të dëmtimit të veturave të tyre.

Qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale vazhdimisht ankohen se veturat e tyre të parkuara në vende të hapura janë objekt i sjelljeve vandaliste.

“Nga dëmtimet e lajmëruara, dy janë të vjedhura, shtatë kanë të bëjnë me thyerje të xhamave dhe dëme tjera të makinave, ndërsa 4 veturave u janë shpuar gomat”, thonë nga policia e Kumanovës.

Vozitësit ankohen se me qëllim disa qytetarë të pandërgjegjshëm ju thyejnë xhamat, dritaret anësore, me lëndë të forta dëmtojnë makinat gjë ndikon në buxhetin familjar për mirëmbajtjen e makinave.

SBP Kumanovë informon se kanë marë masa dhe aktivitete pë zbardhjen e rasteve të paraqitura.

Në kaluarën në Kumanovë, sipas të dhënave të policisë, janë paraqitur 137 raste të dëmtëmeve të veturave./Telegrafi/