Një polic nga qyteti i Kumanovës është kthyer mbrëmë në shtëpi dhe e ka rrahur bashkëshorten e tij 31 vjeçare.
SPB në Kumanovë bën të ditur polici ka qenë i dehur kur është kthyer në shtëpi. Fillimisht ka patur një zënkë verbale, e më pastaj polici e ka rrahur bashkëshorten, e cila ka humbur vetëdije, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Polici është arrestuar, ndërkaq kolegët e tij të punës ia kanë marrë pistoletën, dy karikator për pistoletë, me 30 plumba./Telegrafi/