Site icon Telegrafi

Kumanovë, një person i dyshuar për tregti me lëndë narkotike

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një 25-vjeçari, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale – prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg i lëndëve narkotike.

“I dyshuari më 18 shkurt në shtëpinë e tij, në mënyrë të paligjshme ka mbajtur marihuanë prej 108,66 gramë, të paketuar në disa vende të ndryshme. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe një bluarës me mbetje nga marihuana dhe një peshore digjitale”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se tek Gjykata Themelore e Kumanovës kanë dorëzuar propozim për masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarin./Telegrafi/

Exit mobile version