Site icon Telegrafi

Kumanovë, nesër realizohet faza e dytë e spërkatjes kundër mushkonjave

Komuna e Kumanovës sot informon qytetarët e saj se nesër në rrethinën e qytetit do të realizojë fazën e dytë të spërkatjes kundër mushkonjave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dezinsektimi ajror do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit. Nëse kushtet atmosferike nuk përmbushen, dezinsektimi kundër mushkonjave do të realizohet në të njëjtin termin, ditën e ardhshme.

Nga Komuna këshillojnë që, bletarët të ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve dhe mos të lejojnë për kullotë.

Këtë vit Komuna ka ndarë rreth ndajë 300 milion denarë për spërkatjen e ajrit kundër mushkonjave. /Telegrafi/

Exit mobile version