Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar nëntë pacientë të rinj me coronavirus, të gjithë nga Kumanova dhe fshatrat përreth.
“Të gjithë të infektuarit e rinj janë nga klasteret e njohura dhe kanë pasur kontakte me një anëtar të familjes që ka qenë i infektuar. Në Likovë, pas një periudhe të gjatë kohore, nuk kemi person të ri të infektuar”, tha drejtori i
institucionit, dr. Arif Latifi.
Sot janë realizuar 70 teste, shumica prej tyre janë teste kontrolli, ndërsa një pjesë më e vogël janë kryer sipas indikacioneve epidemiologjike dhe “Termi im”.
Sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, 703 persona janë diagnostikuar me KOVID-19 në rajonin e Qendrës të Shëndetit Publik – Kumanovë, 250 prej të cilëve janë aktiv.