Telegrafi

Kumanovë, interes i madh i qytetarëve për vaksinimin kundër gripit sezonal

Foto: Ilustrim

Në Kumanovë ka interes të madh për vaksinimin kundër gripit sezonal.

“Epidemiologët nga Qendra për shëndet publik Kumanovë njoftuan se dje dhe sot 334 persona janë vaksinuar duke paguar 650 denarë, ndërsa 120 persona kanë shfrytëzuar “termini im” dhe pa pagesë janë vaksinuar para fillimit të sezonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qendra për shëndet publik Kumanovë punon secilën ditë nga ora 7:00 deri në ora 15:00, duke përfshirë edhe ditën e shtunë.

Ky institucion shëndetësor publik këtë vit 1.000 vaksina për njerëzit që paguajnë 650 denarë. Bëhet fjalë kryesisht për personat e sëmurë kronik. Ngas këto vaksina, 50 janë për Komunën e Kratovës, dhe 100 për Kriva Pallankën. Nga vaksinat që janë falas e që i siguroi Ministria e Shëndetësisë, Qendra për shëndet publik Kumanovë mori 1.800 vaksina nga ku 200 janë për Kriva Pallankë dhe 100 për Kratovën./Telegrafi/