Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se nga 12 rastet e fundit, shtatë janë në Shkup dhe pesë në Kumanovë.
“Në spitalin e Kumanovës dje u punua intensivisht, u bënë intervista. Ka pesë persona të infektuar, prej tyre tre janë persona shëndetësorë, dy mjekë dhe një infermiere”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.
Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Snezhana Zaharieva njoftoi se ata ndodhen në vetëizolim shtëpiak, për shkak se nuk kanë nevojë për shërim në spital dhe se momentalisht nuk kanë temperaturë./Telegrafi/