Telegrafi

Kumanovë, digjet shtëpia e një familje gjatë festës së Pashkëve

Dje në Novo Sellë të Kumanvës është djegur një shtëpi familjare, ndërsa flakët dogjën edhe objektin ndihmës në afërsi. Në terren menjëherë dolën gjashtë zjarrfikës me dy makina, ndërsa zjarrin e lokalizuan rreth orës 20. Arsyet dhe dëmi i shkaktuar nga zjarri do të hetohen gjatë ditëve në vazhdim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shërbimet zjarrfikëse nga Kumanova, mbrëmë intervenuan edhe në fshatin Dovozence. Zjarri përfshiu hapësirë prej 10 hektarëve. Zjarrfikësitë arritën që zjarrin totalisht ta lokalizojnë në orën 17:30. Ndërsa, arsyet për këtë zjarr janë të panjohura deri tani./Telegrafi/