Site icon Telegrafi

Rritet interesimi i kumanovarëve për ndihmë sociale

Deri sot, kur kalon afati për ripërtëritje të dokumentacionit për realizim të të drejtave nga sfera e mbrojtjes sociale në Qendrën për punë sociale Kumanovë, kërkesa kanë parashtruar 3.700 persona, nga gjithsej 4.055 shfrytëzues nga rojani i komunave të Kumanovës, Likovë dhe Nagoriçane e Vjetër, informojnë sot përgjegjësit nga Qendra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Shfrytëzuesit vijnë me letërnjoftime dhe japin deklaratë për pajtueshmëri për shfrytëzimin e të dhënave të nevojshme për realizimin e procedurës të cilat merren sipas pozitës zyrtare. Deri në fund të ditës, mund të vijnë të gjithë të cilët dëshirojnë ta realizojnë këtë të drejtë’, deklaroi Marina Mlladenovska, udhëheqëse e sektorit për kompensime në të holla nga Qendra për punë sociale, njofton AIM.

Ajo sqaroi se prej të hënës do të fillojë procesi i shqyrtimit të secilës kërkesë individualisht, pas çka shfrytëzuesit do të njoftohen me vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version