A.V (44) nga Kumanova ka rëshqitur dhe ka rënë nga çatia e shtëpisë së tij në Kumanovë, me çka ka marrë lëndime të rënda trupore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai me makinën e ndihmës së shpejtë është dërguar në qendrën medicinale në Kumenovë, ndërsa pas ndihmës mjekësore është transferuar në Klinikat e Shkupit për kurim të mëtejshëm.
Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë./Telegrafi/